Një drejtues i lartë në një nga bankat më të mëdha private të Rusisë tha se ai ka lënë postin e tij dhe ka ikur në Kiev për të luftuar për Ukrainën.

Igor Volobuev me origjinë ukrainase, zëvendës president Gazprombank, institut bankar ndër më të rëndësishmit në Rusi dhe pronë e gjigantit shtetëror të naftës, njoftoi se ai ishte larguar nga Rusia pasi dëshiron të “shlyejë” të kaluarën e tij ruse.

Në një intervistë me gazetën e pavarur ruse The Insider, Volobuev tha se donte t’i bashkohej mbrojtjes territoriale të Ukrainës pas nisjes së agresionit rus, raportoi The Guardian.

“Nuk mund të isha më në Rusi. Unë jam ukrainas me kombësi, kam lindur në Akhtyrka, nuk mund të vëzhgoja më nga jashtë se çfarë po i bën Rusia atdheut tim. Dëshiroj të qëndroj në Ukrainë deri në fitore. Atdheu im është në rrezik tani, dhe unë nuk mund të bëj një jetë të qetë ndërsa babai im, i cili jeton në Akhtyrka, po vritet, kur po vriten të afërmit, të njohurit, miqtë e mi. Babai im kaloi një muaj në një bodrum të ftohtë, por tani është i sigurt”, tha Volobuev.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: