Sipas një studimi të realizuar nga kompania këshillimore Capgemini, vetëm gjatë vitit të kaluar në Zvicër janë shtuar edhe 15 mijë milionerë të rinj.
“Klubi” i milionerëve të Zvicrës vijon të pasurohet me hapa galopante.

Me këtë rritje, sot në Zvicër konsiderohet se jetojnë 385 mijë milionerë.

E gjithë pasuria në dollarë e milionerëve në botë kap shifrën prej 58.700 miliardë dollarë që shënon një rritje për 4 për qind në krahasim me një vit më parë.

Studimi bën me dije se rajoni i Azisë dhe Paqësorit për herë të parë ka tejkaluar Amerikën Veriore sa i takon numrit të milionerëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: