UASHINGTON

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë “rekord”, si vendi me më shumë të infektuar nga koronavirusi në botë.

Numri total i personave të infektuar me Covid-19 në SHBA ka shkuar afër 20 mijë, saktësisht 19 999 277.

Në 24 orët e fundit, në SHBA janë infektuar me Covid-19, 21 573 njerëz.

Sa i përket vdekjeve, në 24 orët e fundit, në SHBA kanë ndërruar jetë nga virusi, 565 individë.

Numri total i të vdekurve, për shkak të Covid-19, në SHBA ka shkuar në 347 144 njerëz.

Sa i përket shteteve me më shumë të infektuar, kryeson SHBA, pasuar nga India, Brazili, Rusia, Franca, Britania, Turqia, Italia etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb