Numri i të vdekurve në një sulm raketor rus në Zaporizhzhia është rritur në shtatë, me pesë persona të raportuar të zhdukur.

Lajmi u dha nfa kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh.

“Me keqardhje të madhe më duhet t’ju informoj se numri i viktimave të sulmit terrorist në qendër të qytetit është rritur. Shtatë banorë të qendrës rajonale janë konfirmuar të vdekur dhe të paktën pesë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur. Aktualisht , po vazhdon demontimi i rrënojave dhe pas kësaj do të mund të konstatohet numri i saktë i të vdekurve dhe të plagosurve”, tha ai.

Ai shtoi se falë punës së shpejtë të shërbimeve speciale, shpëtimtarëve dhe mjekëve, u bë e mundur shpëtimi i 21 personave, të cilëve tashmë iu dha ndihma e nevojshme. Autoritetet e qytetit vendosën viktimat e bombardimeve në qendrat e akomodimit të përkohshëm.

Starukh theksoi se bombardimi i Zaporizhzhia me raketa S-300 është një sulm i vërtetë terrorist, sepse nuk ishte një goditje aksidentale, por një seri raketash të lëshuara në ndërtesa banimi. Nuk ka objekte ushtarake apo të rëndësishme pranë vendit të goditjes, por vetëm ndërtesa civile dhe ndërtesa banimi. Gjatë granatimeve të mëparshme, objektivi i pushtuesve ishte kryesisht infrastruktura civile.

Më 6 tetor, në orën 05:00, armiku goditi Zaporizhzhia me raketa S-300. Dy raketa goditën ndërtesat shumëkatëshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb