LONDËR

Qeveria britanike ka njoftuar se 111 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend.

Kështu, zyrtarisht numri total i viktimave për shkak të Covid-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 39 049 individë.

Nga qeverisja në Londër është thënë se në numrin total të viktimave përfshihen edhe 445 të vdekur nga data 24 prill deri më 31 maj 2020.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Britaninë e Madhe deri tashmë ka shkuar në 274 762 njerëz.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb