Tetë persona janë vrarë në një sulm me dron rus në qytetin Rzhyshchiv, rajoni i Kievit, dhe katër persona mund të jenë ende nën rrënoja.

Në orët e hershme të mëngjesit, në qytetin Rzhyshchiv, rajoni i Kievit, një sulm armik shkatërroi pjesërisht katet e 4-të dhe të 5-të të dy konvikteve pesëkatëshe dhe një ndërtesë trekatëshe të një liceu profesional. Zjarri është shuar në orën 06:50.

Deri në orën 18:00 kanë humbur jetën tetë persona, shtatë të plagosur dhe një person është shpëtuar. Me gjasë katër persona janë nën rrënoja”, tha Shërbimi i Emergjencave Shtetërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: