Numri i të vdekurve në sulmin me raketa të Rusisë në qytetin e Zaporizhzhia, i cili u zhvillua më 6 tetor 2022, është rritur në 14.

Deklarata përkatëse është bërë nga Sekretari i Këshillit Bashkiak të Zaporizhzhia, Anatolii Kurtiev në Telegram.

“Lajme të hidhura vazhdojnë të vijnë nga vendi i blloqeve të banesave të prekura nga sulmi i djeshëm me raketa, ku punimet e çmontimit janë duke u zhvilluar. Për momentin numri i të vdekurve është rritur në 14”, ka shkruar Kurtiev.

Më herët raportohet se janë vrarë 11 civilë.

Më 6 tetor 2022, ushtria ruse nisi sulmet me raketa në qendër të Zaporizhzhia. Mbi 50 ndërtesa u shkatërruan. Që nga 7 tetori 2022, pesëmbëdhjetë persona u renditën si të zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb