TIRANË

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në fjalën e mbajtur në Konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e pandemisë, deklaroi se numri i vdekjeve për shkak të Covid në vend ka pësuar rënie.

Fico theksoi se situata mbetet nën kontroll, por është delikate. Ajo shtoi se pritet që vaksinimi masiv i qytetarëve ndaj Covid, të ulë rastet e infeksioneve nga koronavirusi, por edhe të viktimave.

“Incidenca dyjavore ka pësuar rënie. Totali i rasteve pozitive ka pësuar rënie. Numri i bashkive të prekura nga Covid është rritur dhe sidomos në bashkitë e vogla. Numri i të shtruarve në spitalet Covid ka pësuar rënie, numri i intubuarve është ulur. Numri i vdekjeve ka pësuar rënie.

Situata ka disa ndryshime, që mbetet situatë epidemiologjike me numra të kontrolluara, por delikate. Lajmi i mirë është që ka nisur vaksinimi masiv i popullatës, nga grup-moshat më të mëdha. Presim që vaksinimi masiv të ulë rastet e infeksioneve dhe vdekjeve. ne iu bëjmë thirrje qytetarëve, që të respektojnë masat ndaj koronavirusit. Numri unik 127 mbetet aty për qytetarët, që iu kërcënohet jeta”, deklaroi Albana Fico.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb