Numri i vdekjeve në SHBA do të tejkalojë numrin e vdekjeve nga gripi spanjoll brenda një ose dy ditëve të ardhshme, sipas ekspertëve mjekësorë dhe statistikave.

Vdekjet në SHBA të lidhura me Covid-19 që nga e diela në mbrëmje kanë qenë 673 763, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”.

Gripi spanjoll i vitit 1918 mori rreth 675 000 jetë në SHBA.

Para kësaj, pandemia e gripit ishte më vdekjeprurësja që nga formimi i SHBA.

Me një mesatare prej 1 800 vdekjesh në ditë, numri i vdekjeve nga Covid-19 do ta tejkalojë gripin spanjoll.

Ekzistojnë dallime midis dy skenarëve.

”Në vitin 1918, popullsia e SHBA ishte pak më shumë se 100 milion, ndërsa sot është 330 milion”, siç thekson ”Washington Post”.

Kjo e bën shkallën e vdekjeve të një në 500 amerikanë në krahasim me numrin e 1918 të një në 150.

Por, ndryshe nga periudha dyvjeçare e zgjatjes së gripit spanjoll, Covid-19 nuk është aspak afër zhdukjes totale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb