Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka komentuar humbjen 0-2 ndaj Teutës.

“Humbja apo loja shqetësimi më i madh? Mendoj që sot kushdo që mund të thotë diçka ka të drejtë. Nuk mund të mbrohemi, ka qenë një ndeshje shumë e keqe. Kur luan keq, nuk ka nevojë për shumë komente.

I kënaqur me zëvendësimet? Nuk jam i kënaqur me asgjë. Nuk di çfarë detaji të gjej, që të them jam i kënaqur. 3 ndeshje pa fitore, Partizani zyrtarisht në krizë? Kemi marrë një pikë në 3 ndeshje, por sipas meje, përveç rezultateve po bëjmë keq edhe në mënyrën e lojës.

Do ndërhyni në merkato? Nuk merrem me merkaton. Edhe pse humba sot. Për merkaton nuk flas me. Menish dhe Da Silva nuk kishin luajtur shumë, por nuk mund të them që bënë më keq se të tjerët. Nuk jam i kënaqur nga asnjë lojtar. Rexhepi pse nuk luajti? Është një zgjedhje teknike”, ka thënë Colella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: