Trajneri i Skënderbeut, Gvozdenovic dha mendimin e tij pas triumfit 1-0 ndaj Partizanit.
“Është bukur kur fiton një derbi. Sot ishte një derbi, atmosfera shumë e mirë. Kundërshtari ishte shumë i mirë. Në pjesën e parë luajtëm barabartë, në të dytën e nisëm mirë, por Alia na shpëtoi në dy raste. E merituam këtë fitore.
Ky është kampionati shqiptar. Nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve. Fituam me Egnatian, u mposhtëm nga Kukësi dhe fituam me Partizani. Jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur me këtë fitore sot” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)