DURRES-Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, njeri për tentative vrasje dhe tjetri për ushtrim dhune. Burime zyrtare nga policia e Durrësit pohuan se bëhet fjalë për Algert Kolecin, 32 vjeç, banues në Armatë si dhe shtetasin me inicialet J.D., 17 vjeç, banues në Durrës.

Algert Koleci dyshohet se më datë 23 shtator të këtij viti në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Admir Koleci (i ndaluar) dhe më babin e tij, shtetasin M.Koleci (shpallur në kërkim) për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Qefsere Kolecin, kjo e fundit nusja e xhaxhait. Ndërkohë për 17-vjeçarin ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

I riu akuzohet se më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15 , Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar, kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin me inicialet D.D., 20 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: