TETOVË- Një 77-vjeçare nga Tetova ka denoncuar dhunën e ushtruar nga nusja e saj 42-vjeçare. Sipas mediave maqedonase, bëhet e ditur se shtetasja me inicialet C.B, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, të moshuarës m inicialet B.B.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e datës 10 dhjetor. Sipas të njëjtave burime nusja në nxehje e sipër ka sulmuar fizikisht vjehrrën, duke e goditur atë me grushta në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar asaj lëndime të mëdha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: