LEZHË

Policia e Lezhës lajmëron se në 24 orët e fundit ka arrestuar 3 persona, dy femra dhe një mashkull.

Një 40-vjeçare akuzohet se ka goditur vjehrrin, ndërsa një tjetër grua akuzohet për posedim droge.

Edhe një 25-vjeçar akuzohet për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Lezhë, Kurbin

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë.

Bien në pranga për vepra penale të ndryshme një 25 vjeçar dhe 2 shtetase.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,pranë D.V.P Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë  të shtetasit Gj.B.,25 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në Shëngjin i janë gjetur disa doza të dyshuara lëndë narkotike canabis sativa ,gati për shitje.  Gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza të tjera të dyshuara narkotike, municion luftarak, dorezë metalike dhe një armë e ftohtë (thikë)

-Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen,Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç.

-Gjithashtu,nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Kurbin, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit,  bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Si rezultat nga  specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasja T.P.,52 vjeçe,banuese në Kurbin .

Kjo shtetase është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në parcelë në pronësi të saj, ku u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa. Vijon puna për  identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb