Kuzhinieri me famë botërore, Nusret, ka ndarë me fansat në rrejte sociale, një video ku shfaqet duke improvizuar një skenë nga filmi i njohur “The Godfather”.

Madje, kuzhinieri turk, la të kuptohet se shpejt mund të bëhet pjesë e Hollywood.

“Hollywood unë jam duke ardhur”, shkroi kuzhinieri i famshëm turk në mbishkrimin e videos.

Nuk është e qartë nëse Nusret është bërë vërtetë pjesë e ndonjë projekti hollviduan, apo ka qenë thjeshtë një video e shfrytëzuar për marketing.

Kuzhinieri i “Salt Bae” gjithmonë shfaq pasionet e tij që shkojnë më tej sesa biznesi i restoranteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: