Me blerjen e të paktën 16 kilogram Nutella mund të bëhesh fitues i një topi futbolli gjatë Botërorit… Një ofertë promocionale e lëshuar nga Ferrero, prodhuesi i famshëm i kremit me çokollatë që ka marrë një karton të kuq nga ana e deputetëve gjermanë, të cilët e perceptonin këtë ofertë si të dëmshme.

Këta deputetë i adresuan një kërkesë organizmit rregullator të fushatave publicitare pas një fushate promocionale të Nutella-s që inkurajonte sipas tyre fëmijët për një konsum të ekzagjeruar të produktit.

“Industria ushqimore përfiton edhe më shumë nga Botërori i futbollit për t’i shitur fëmijëve produkte me sheqer”, shprehu keqardhje deputetja ambjentaliste, Renate Künast. Karton i kuq për Nutella-n e Ferreros.

Gjatë Botërorit, grupi italian prezantoi një fushatë promocionale për Nutella-n për të fituar një top futbolli ku ishin printuar firmat e lojtarëve të ekipit të Gjermanisë, shkruan atsh.

Por deputetët gjermanë përllogaritën se ishte e nevojshme blerja e rreth 35 paketimeve standart për të siguruar numrin e nevojshëm të pikëve për të fituar topin. E gjitha kjo korrespondon me 15,75 kilogram krem çokollatë, ose nëntë kilogram sheqer, pesë kilogram yndyrë, 85 000 kalori dhe 97,65 euro’’, u shprehën Künast dhe kolegu i tij Harald Ebner në një letër drejtuar këshillit etik të reklamave.

Ata akuzojnë gjithashtu Ferrero për shfrytëzim në mënyrë abuzive të besimit të sinqertë që kanë fëmijët për yjet e futbollit, duke përdorur imazhet e tyre në letrat e koleksionistëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb