Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nutricioniste Hyrida Basha ka folur se si duhet të ushqehemi gjatë vetëizolimit, ku aktiviteti fizik është zero dhe dëshira për të ngrënë eshtë e lartë.

“Duhet të bazohemi në një dietë që përmban perime dhe proteina, jo vetëm për të ushqyer muskujt por edhe për tu ndjerë të ngopur. Mos të harrojmë dy vaktet kryesore, paradite dhe darka, të cilat na ndihmojnë që mos të shkojmë te sasia e madhe e ushqimit.. Ushqimi të konsumohet ngadalë, frigoriferin mbajeni sa më larg, bëni blerje të zgjuara”-tha nutricioniste Basha.

Nutricionistja foli edhe për vitaminat C dhe D të cilat sugjerohen të merren gjatë kësaj periudhe dhe nëse duhet përdorur maska gjatë gatimit.

“Vitamina C dhe D duhet të merret në mënyrë të moderuar, nuk ka asnjë armë ushqimore ndaj coronavirusit. Arma jonë ushqimore për të forcuar sistemin imunitar është sasia e ndryshme e produkteve që konsumojmë. Përveç këtyre dy vitaminave duhen dhe vlerat e tjera minerale. Buka nuk duhet prerë, pasi pajisjet metalike mbajnë mikroorganizma. Maska nuk duhet përdorur gjatë gatimit, por vetëm nga ata persona që shfaqin simptoma, që duhet të qëndrojnë të izoluar. Aktivitete fizike në kushte shtëpie, me shishe uji në vend të girave”-deklaroi nutricioniste Hyrida Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: