E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nutricionistja Hyrida Basha ka folur për etiketimin e produkteve dhe për problemet shëndetësore që shkakton tek konsumatorët mashtrimi me etiketat. Basha tha se është detyrim ligjor informimi i konsumatorit, ndërsa shkrirja dhe rishkrirja duhet të thuhet në etiketim, pasi mishi kontaminohet dhe kthehet në vdekjeprurës.

“Çdo problem shëndetësor në bazë të origjinës ka ushqimin. Përveç vendit të origjinës, datës së skadencës, nivelit të kalorive, yndyrave, sasisë së kripërave minerale, proteinave, duhet të ketë fakt nutricional dhe kushtet e ruajtjes së këtij produkti. Shkrirja dhe rishkrija duhet të thuhet në etiketim, pasi mishi kontaminohet duke u kthyer deri në vdekjeprurës. Përbërësit duhet të jenë me patjetër në etiketim, pasi konsumatori duhet të sigurohet mbi atë çfarë konsumon. Ushqimi është kthyer në burim sëmundjesh, pasi kemi shtim të rasteve të sëmurëve, si pasojë e injektimit të hormoneve. Për këtë arsye, nëse nuk informohen në etiketë që produkti mban gluten do vazhdoj ta shtoj sëmundjen”, tha Hyrida Basha.

Hyrida Basha mori edhe shembullin e tregtimit të kripës në kushte të papërshtatshme, duke humbur vlerën e jodit dhe duke krijuar mikroorganizma.
“Shumë pak njerëz e dinë por kripa skadon dhe pavarësisht kësaj, janë disa subjekte që e mbajnë në thasë, pa datë skadence dhe në kushte të papërshtatshme. Në këtë mënyrë vlera e jodit dhe krijohen mikroorganizma. Ndaj apeli im ndaj konsumatorëve është që të ndërgjegjësohen më shumë për etiketat”-deklaroi nutricionistja Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb