SKRAPAR- Plagosje me armë në fshatin Rehovë të Poliçanit. Ngjarja siç raporton policia ka ndodhur sot në orën 9:40, kur shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan.

Menjëherë shërbimet e policisë bënë arrestimin në kohë rekord të autorit, i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: