TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur krejt ndryshe një intervistë televizive.

Teksa nisi të fliste, lideri i PD-së ndau një shqetësim që kishte të bënte me temperaturat në studio, që sipas tij ishin shumë të larta dhe se ai kishte vapë.

I ftuar në ‘Open’, Basha kërkoi që të hiqte xhaketën e tij, ndërsa moderatorja Eni Vasili i kujtoi që të kishte kujdes mikrofonin. “Nëse me lejoni ta heq xhaketën se më duket shumë vapë. Keni vapë jo apo vetëm unë? (Pyet publikun)”, tha Basha.

Ndërkohë Eni iu përgjigj me humor se; “Është një moment i mirë televiziv”.

Pasi u rehatua, Basha vijoi me bisedën në studio.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb