TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërthyer sot gjatë konferencës me mediat, pasi u pyet nëse rrezikon vendi të ngelet pa një institucion garant për stabilitetin politik.

Ai tha se janë dy institucione garantë të unitetit dhe Kushtetutës, Presidenti dhe populli teksa përballë theksoi Kreu i Shtetit është një bandë ndërkombëtare dhe një lokale që pastron paratë e Ndraghetës.

“Po janë dy institucione garantë është Presidenti i Republikës si simbol i unitetit dhe kushtetutës, e cila bazohet në pluralizmin politik dhe jo në partinë shtet dhe i dyti është populli i Shqipërisë pa dallim i djathtë dhe i majtë dhe përballë nesh është një bandë, një bandë ndërkombëtare, është dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës dhe gjithë mafies ndërkombëtare duke shtypur dhe duke dhunuar popullin e Shqipërisë dhe sa herë ta ftojnë Presidentin në beteja aty do ta kenë po me gjithë popullin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të reflektojnë para se të jetë vonë”, deklaroi Meta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb