DURRËS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shprehet se një adoleshent në gjimnazin “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit ka qëlluar me armë në ajër në prani të bashkëmoshatarëve dhe mësuesve të kësaj shkolle.

Gjithashtu ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar edhe videon, ku sipas tij, shfaqet adoleshenti duke qëlluar me armë në oborrin e gjimnazit në Durrës. Ai shprehet e kjo ngjarje mbahet e fshehur nga Policia e Shtetit.

“Qellohet me arme zjarri ne oborrin plot nxenes te gjimnazit Naim Frasheri ne Durres!Nerkopolicia si zakonisht fsheh krimin!Lexoni denoncimin dhe shikoni videon e nxenesit dixhital. sbPersh dua tju derg nje vidio nga gjimnazi i naim fresheri ne dr ku adoleshenti ne prani te nxenesve dhe mesuesve qellon me arm ne ajer policia fsheh krimin”, shruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb