DIBER– Arrestohet shoferi i fërgonit te nxënësve në Dibër, i cili dhunoi dy fëmijë. Burime nga policia bënë me dije se Edmond Sela, 35 vjeç, banues në fshatin Burim akuzohet se ka dhunuar dy nxënës, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, i cili drejtonte automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë administrative Maqellarë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 4, ndërsa lajmi u bë i ditur vetëm sot. “BalkanËeb” publikoi edhe momentin kur shoferi shunonte dy nxënësit, në mjetin e tij të mbushur plotë me fëmijë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi Edmond Sela, u arrestua për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal. Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit, prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cënim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë së Dibrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb