Nxënësit e klasës së tretë të Shkollës “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë kanë zhvilluar disa aktivitete të larmishme.

Ata në këtë Ditë, e cila është një festë që organizohet çdo vit në 2 prill kanë treguar sesa të apasionuar janë pas librave dhe se bibliotekat e tyre personale po pasurohen me libra për fëmijë gjithnjë e më shumë kohë pas kohe.

Ne jemi dashuar pas librave sepse ato ndikojnë në edukimin dhe formimin tonë dhe na orientojnë në drejtimin ku e jeta dhe e ardhmja jonë do mund të behet shumë e mirē. Prandaj u bëjmë thirrje bashkëmoshatarëve lexoni sa më shumë libra ishte mesazhi i nxenësve të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me lexuesit e moshave të vogla dhe me këtë rast mes nxënësve të klasës së tretë të Shkollës “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Elbasanit ishte edhe Deputetja Elena Xhina e cila bashkëbisedoi me ta si shkrimtare.

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë për herë të parë u zhvillua në vitin 1967 dhe festohet ne këtë datë pasi 2 prilli është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë Hans Kristian Andersen.

Kjo ditë është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.Në Shqipëri kjo ditë është një ditë sensibilizimi dhe kujtimi për rëndësinë që ka libri në formimin e fëmijëve dhe asnjëherë nuk duhet kaluar në heshtje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb