Një grup studentësh të një shkolle të mesme në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përhëndetën në formë naziste dhe thërrisnin vazhdimisht shprehjen karakteristike të diktatorit gjerman duke i shtuar dhe emrin e Presidentit aktual të SHBA-së “Heil Hitler, Heil Trump”, gjatë një fotografie me klasën.

Maturantët e shkollës së mesme Cypress Ranch në Hjuston po pozonin të martën kur disa prej tyre filluan ngritën duart siç përshëndesnin nazistët një herë e një  kohë.

Studentët e tjerë të cilët nuk u përfshinë në thirrjet naziste, postuan fotot online në rrjetet sociale.

“Ishin rreth 70 persona ose më shumë. Dhe na u duk tmerruese,” tha një prej tyre për Click2.  Në fotografi duken dhjetëra duar që përshëndesin si nazistët.

3CC325E600000578-4184318-image-m-5_1486043865827

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb