TIRANE –Në kuadër të aktiviteteve për 25-vjetorin e Ditës së Rinisë, Ministria e Mirëqenies Sociale organizoi sot një garë gatimi mes nxënësve të shkollave profesionale në zonën e njohur si “Pedonalja”, në kryeqytet. Nxënësit vullnetarë gatuan sot për fëmijët e Qendrave të Kujdesit Social në Tiranë.

Gjatë prezantimit të këtij aktiviteti ministri Blendi Klosi theksoi se, njerëzit e kualifikuar i duhen Shqipërisë dhe ekonomisë së vendit.

“Aktiviteti merr disa përmasa. Kjo garë është se kush do të përgatisë ushqimin më të mirë për fëmijët e Qendrave të Përkujdesit Social. Shkollat profesional janë një nga shtyllat e ministrisë. Është një mekanizëm që mund të ndryshojë nivelin e ekonomisë së vendit. Më pas këta persona mund të jenë gati për në tregun evropian të punës. Kemi nevojë për njerëz të kualifikuar që me profesionin e tyre mund të mbajnë veten dhe familjen e tyre”, theksoi ministri Klosi.

Më tej ministri bëri të ditur se këtë aktivitet do ta kthejë si një praktikë edhe në qytetet e tjera të vendit, ku për një ditë nxënësit do t’iu shërbejnë fëmijëve që jetojnë në Qendrat e Përkujdesit Social.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb