Trendi në Studimin Ndërkombëtar të Matematikës dhe Shkencës (TIMSS) 2019 vërtetoi se nxënësit francezë janë në nivelin më të ulët në mesin e vendeve të Bashkimit Europian.

Studimi i i zhvilluar në 58 shtete tregoi se rezultati mesatar i matematikës për nxënësit francezë të klasave të 4-ta të shkollës fillore është më i ulët se i moshatarëve të tyre në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe një nga më të ulëtat në mesin e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Nxënësit francezë të klasave të 4-ta të shkollës fillore kanë marrë 485 pikë në fushën e matematikës dhe 488 në fushën e lëndëve shkencore, pikë këto të cilat janë nën nivelin e 500 pikëve të cilat pranohen si masë suksesi në praktikat e TIMMS.

Ndërsa nxënësit e klasave të 8-ta të shkollës fillore kanë mundur të marrin 483 pikë në fushën e matematikës dhe 489 në lëndët shkencore.

Rezultatet e studimit treguan se Franca ka rënë 47 pikë në krahasim me 25 vite më parë në TIMMS i cili zhvillohet që nga viti 1995 e deri tani.

TIMMS 2019, përfshin 58 shtete në nivelin e klasave të 4-ta dhe 39 shtete në nivelin e klasave të 8-ta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb