Me më pak se 200 000 sterlina (rreth 300 000 euro) mund të merrni veturën luksoze model ‘Bentley Mulsanne’, gati të re, me të cilën për rreth dy vite ka lëvizur mbretëresha Elizabeth II.

Këtë veturë e ka nxjerrë në shtija faqa e internetit “Auto Trader”, që i ka vënë vlerën e 199 850 sterlina dhe e konsideron një oportunitet që nuk duhet humbur, për të mos thënë një super okazion, për të shtënë në dorë një pjesë interesante të historisë.

E zezë me sedilje lëkure të bardhë, e mbajtur në gjendje jashtzakonisht të mirë nga shërbimet e pallatit mbretëror, ky flamurtar plot hapësirë, simbol i traditës britanike tregon në kruskot vetëm 6 000 milje të zhvilluara.

Një distancë e pamjaftueshme për të vënë në provë motorrin e fuqishëm prej 6 750 kubikë në gjendje të lëvizë, teorikisht, këtë veturë të rëndë dhe të blinduar me një shpjetësi prej 184 milje në orë, rreth 300 kilometra në orë, në rrugë të drejtë.

Por nuk janë këto të dhëna që e bëjnë tërheqëse këtë veturë, thekson një zëdhënës i “Bramley Motor Cars”, por fakti që keni mundësinë e rrallë që të bleni makinën e përdorur nga sovranja me jetgjatë në fronin britanik.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: