BURREL- Polumbarët e Renea-s pas tre ore zhytje e kontroll në Liqenin e Shkopetit nxorën në makinë të tretë nga uji. Burime nga policia bëjnë me dije se ky mjet nuk ka lidhje me grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në Rinas, ku u vodhën rreth 1 milion euro. Mësohet se bëhet fjalë për mjetin tip ‘Benz 250’ me targa AA 587 CP. Sakaq, dyshohet se mjeti mund të ketë rreth tre muaj në ujë, ndërsa është zbuluar se i përket shtetases K.H, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase ka bërë kallëzim në polici, më datën 12 shkurt 2016, se gjatë natës në oborrin e banesës në Kamëz i kanë vjedhur automjetin.

Pas njoftimit nga një peshkatar se dyshonte për një mjet të rënë në liqen, Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga grupi hetimor më 5 korrik u gjetën dhe u sekuestruan një targë mjeti dhe disa pjesë të parafangos e parakolpit.

Rreth orës 12:00 të ditës së sotme Polumbarët e Reneas pas tre orë zhytje kanë evidentuar në thellësinë 24 metra, një mjet, e cila më pas u nxor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: