Delegacioni i BE në Tiranë jep një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, teksa thekson se korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik.

Në një postim në “Facebook”, BE shprehet qartë se lufta kundër korrupsionit është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja ?? qëndron krah Shqipërisë ?? dhe popullit të saj në këtë luftë”, thuhet në mesazhin e BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: