Dënohet me 11 vjet burg Daniel Harris, i riu që “frymëzoi” Payton Gendron, i cili vrau 10 persona në Buffalo, Nju Jork.

Tashmë i riu ndodhet në burg, pas publikimit të disa videove që ishin të lidhura me dy vrasje masive në SHBA.

Harris përdori një platformë në internet të quajtur “World Truth Videos” për të shpërndarë një “thirrje për armë” për dhunë dhe shpërndarje të urrejtjes raciste.

19-vjeçari nga Derbyshire, u dënua për pesë akuza për inkurajim të terrorizmit dhe një për posedim të një printeri 3D për qëllime terrorizmi nga gjykata.

Prokurorët argumentuan se vrasësi masiv amerikan Payton Gendron ishte “i inkurajuar dhe pjesërisht i motivuar” nga Harris.

Gendron vrau 10 persona me ngjyrë gjatë një sulmi në Buffalo, Nju Jork, në maj 2022,  ndërsa pak orë më vonë, Harris publikoi një video duke festuar zbavitjen e vrasjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Videoja përfshinte mësime për t’u mësuar nga Brenton Tarrant, i cili transmetoi drejtpërdrejt një sulm në të cilin vrau 51 njerëz në xhamitë në Zelandën e Re në mars 2019.

Akuza e radhës për Harris është nxitja e vrasjeve që bëri Anderson Lee Aldrich, në një bar homoseksualësh në Kolorado, ku humbën jetën 5 persona.

Gjykata e cilësoi Harris si një “propagandist me ndikim në internet për idologji të dhunshme dhe raciste”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb