TIRANE

Ambasada e SHBA në Tiranë, zbardhi sot takimin mes ambasadores Yuri Kim me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

“Gjatë takimit të tyre më 12 shkurt, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nxiti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar reformën zgjedhore dhe nënvizoi se shqiptarët prisnin që tryeza e negociatave të prodhonte rezultate.”- thuhet në një postim të ambasadës amerikane në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb