Ideja që gjinia femërore të bëhet imazh i shenjave të trafikut mund të duket shaka, ka thënë kryetarja e PS të Gjenevës, Sandrine Salerno, shkruan sda.ch. Por në fakt, bëhet fjalë për nxitjen që të mendohet për pozicionin e grave në hapësirat publike.

Historikisht, hapësirat publike qenë menduar vetëm nga burrat dhe vetëm për burra. Nën pretekstin e asnjanësisë, shenjat ishin tepër mashkullore, kritikoi ajo.
Kjo ka ndryshuar, thotë Salerno. Me fjalë tjera, sot gratë janë pjesë e hapësirave publike në mënyrë (pothuaj) të barabartë me meshkujt dhe në këtë pikëpamje, duhen ndryshuar edhe shenjat e trafikut.

Ky projekt synon më tepër të tregojë se shoqëria po zhvillohet dhe po fillon një reflektim rreth pozitës së grave në hapësirën publike. Shkëmbimi i shenjave të trafikut duhet të promovojë ndjenjën e legjitimitetit për të gjithë në hapësirën publike.

250 shenjat e reja janë në dispozicion në gjashtë versione të ndryshme, duke përfshirë një grua shtatzënë, një person të moshuar dhe një çift femrash (lezbike), transmeton albinfo.ch. Kostoja e projektit është 56.000 franga dhe është plotësisht i financuar nga qyteti. Po ashtu edhe Kantoni mbështet projektin.

Në Gjenevë është duke u realizuar gjithashtu edhe një projekt për të “feminizuar emrat e rrugëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb