Një amerikan ka nxjerrë në shitje një “BMW” të tipit M5 E34, e cila është prodhuar në vitit 1993 me një çmim prej 130.000 dollarë.

Pyetja që na vjen ndërmend të gjithëve është “Çfarë ka kaq të veçantë kjo makinë?”. Përgjigja për këtë është ngjyra e saj. Vetëm dy vetura janë prodhuar me këtë ngjyrë.

Sipas pronarit, vetura është në gjendje të përsosur me 155.000 kilometra të kaluara. Brenda saj nuk është konsumuar asnjë cigare, si dhe pronari ka ruajtur librin origjinal të udhëzimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: