Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e  Tiranës, Grida Duma, vijon takimet me qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, duke dëgjuar dhe parë nga afër shqetësimet e tyre, në këto kohë të vështira pandemie.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, ku thekson se këto kanë qenë vite mbijetese për bizneset, Duma premton se “Partia Demokratike do të vijë me një paketë shumë mbështetëse për biznesin”.

Mesazhi i Dumës:

“Këto vite kanë qenë mbijetesë. Fitimi është zero-zero edhe pse kemi 30 vite në këtë biznes dhe është një nga bizneset më të konsoliduara në Rrogozhinë. Kemi 8 vite që shkon çdo ditë dhe më keq!”
Partia Demokratike do të vijë me një paketë shumë mbështetëse për biznesin.
Do të jetë vetëm 0.5% e xhiros taksa maksimale lokale.
Një vit amnisti për të gjithë gjobëvënien, për të gjithë taksidarin te dera e biznesit.
“E mbajmë dyqanin hapur se nuk kemi ku të shkojmë…po e mbyllëm duhet të rrimë në shtëpi, të paktën rrimë gjithë ditën e nxjerrim vetëm lekët e bukës.”
Ky është një dështim i madh!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb