Pfizer dhe BioNTech aplikojnë sot pranë Administratës amerikane për Ushqimet dhe Drogërat për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës ndaj COVID-19.

Vaksina e dy kompanive ka arritur kufirin e sigurisë me 95% efektivitet në provate fundit dhe duket se së shpejti do të dalë në qarkullim, të paktën për përdorim emergjent.

Nuk dihet tashmë se sa kohë do i duhet FDA-së për të studiuar dhe konfirmuar vaksinën e Pfizer dhe BioNTech, por gjithsesi duket se dy kompanitë kanë hedhur një hap para nga vaksinat e tjera nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb