Ditën e djeshme nusja e nipit të Enver Hoxhës, Rezarta Shkurta ka publikuar një letër që mesa duket i kishte mbërritur nga një qytetar, që shkruante se asokohe e urrente diktatorin por sot i mungojnë ato ditë.

Pas postimit, ka shpërthyer ndaj Rezarta Shkurtës, gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila me ton revolte është shprehur se Shkurta duhet të ketë turp që promovon ende Enver Hoxhën dhe se kjo propagandë duhet dënuar me ligj.

Gjithashtu Lekatari nuk ka lënë dhe pa përmendur fjalë ofenduese.

“Dikush te ftoje Rezarta Shkurten te lexoje ndonje liber qe te kuptoje bullshitat qe promovon dhe ndan ne IG e saj, meqe nuk ka turp qe promovon ende Enverin. Sipas mendimit tim, propaganda te tilla duhen denuar me ligj. Nuk kam bere ndonjehere reagime publike per personazhe te njohura, por kjo ishte e tepert, e shemtuar, injorante, jo empatike dhe shume, shume epitetete te tjera qe mendoj, por nuk mund te shkruaj. Poshte katundaret,” shkruan Lekatari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb