Humbja 1-0 kundër Inter nuk e sfumon aspak paraqitjen e Berat Gjimshitit. Përkundrazi, në mbrëmjen e “San Siro” ishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare ai që shkëlqeu më shumë se të gjithë. Asnjë ekzagjerim, pasi mjafton të shohësh vlerësimet e mediave italiane, që kanë shpenzuar të gjitha elozhet për 28-vjeçarin kuqezi.

Gjimshiti
Gjimshiti

Gjimshiti ka marrë notën më të lartë nga të përditëshmet përtej Adriatikut. Prestigjozja “La Gazzetta Dello Sport” vlerëson 7.5 mbrojtësin kuqezi. “Ndeshje impresionuese në dëm të Lukakut. E mund me fizik dhe forcë, por asnjëherë me dashakeqësi. Për më shumë i shkon shumë pranë golit me goditjen me kokë që u largua nga Brozovic mbi vijën fatale”, shkuar gazeta në komentin që shoqëron notën e Gjimshitit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në të njëjtën linjë edhe të përditëshmet e tjera italiane, që nënvizojnë paraqitjen në limitet e perfeksionit, që neutralizoi rrezikun e sulmuesit më të mirë të Serie A. Këto vlerësime konfirmojnë rritjen e madhe të Berat Gjimshitit, tashmë një kolonë në mbrojtjen e Atalantës dhe kombëtares së Shqipërisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb