Princi trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman, pavarësisht asaj që ka konfirmuar Riad, ishte në dijeni dhe ‘ka aprovuar marrjen në pyetje, që përfundoi keq’ ndaj Jamal Khashoggi në konsullatën e Stambollit, për të cilin parashikohej një transferim me forcë në Arabinë Saudite.

Lajmin e bën të ditur New York Times duke cituar burime të brendshme. Personi i inteligjencës që e ka marrë në pyetje ishte ‘një mik i princit saudit’ thonë burimet.
007 duket se ka shkuar edhe më tej, duke përfunduar me vrasjen e gazetarit disident, ’për të treguar aftësitë e tij’ në një operacion sekret.

Gjatë natës është mbyllur inspektimi turk në brendësi të konsullatës saudite në Stamboll, pas hetimeve për zhdukjen e Jamal Khashoggi.

Sipas al Jazeera, që citon burime anonime Prokuroria turke, ‘ka gjetur provat e vrasjes’, së gazetarit në brendësi të godinës.
Më shumë se 20 hetues turq morën pjesë në këtë hetim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb