Rreperi i sapodalë nga burgu, Cllevi Serbiano (Kleviol Ahmeti) është vendosur në qendër të vëmendjes për përplasjet e tij me emra të njohur të showbiz-it shqiptar, veçanërisht për konfliktin me reperin Noizy.

Por ditën e sotme, pasi shau dhe ofendoi menaxherin e njohur të VIP-ave, Xhani Demika gjatë një video live në TikTok dhe e kërcënoi se do t’i dërgonte RENEA-n në Sarandë (miqtë e tij i quan si reparti special i Policisë së Shtetit) për ta goditur, ai është kapur me këngëtarin e hiteve, Ylli Limani.

Duke përdorur një fjalor banal, Cllevio ofendon Limanin pasi sipas tij i ka vjedhur tekstin e këngës më të re “Alkool”, që hitmaker-i kosovar ka realizuar me reperin Noizy.

“O të q*fsha ropt, e shpisë. E njeh këtë zë ti, o të q*fsha motrën. O dashnori i Noizyt. Hapi mesazhet o k*rvë e vogël. Paske bërë bashkëpunim me Noizy ti buza, buza. Ça ke kunjë me mua ti? O Ylli, o kurvë e vogël. Kë kopjon ti, apo më ke gjujt kunjë ti mu, se s’po të kuptoj unë ty. Ku je re, se do të pështyj në gojë (pështyn) se s’ju prek me dorë së të çoni në burg ju. Se hape mesazhin ti Ylli Limani. I hap ti mesazhet dhe bën sikur nuk i shikon”, dëgjohet të thotë Cllevio në videon më të fundit që po shpërndahet në rrjet.

https://youtu.be/pmBKe9Tvs3g

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb