Kanë kaluar afro një vit nga vdekja e parakohshme e gazetares dhe ish banores së Big Brother, Adelajda Xhamani, por miqtë dhe njerëzit e afërt nuk e kanë harruar.

Gazetari Eraldo Rexho ishte një nga miqtë e saj më të afërt, ndërsa me anë të një postimi ne Instastory ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me Adelën në kohën kur ajo ishte gjallë.

“O dritë e jetës sime dhe e shumë të tjerëve, ja kështu siç je vetë, një njeri i bukur, ashtu paç çdo ditë e natë të këtij viti. S’i ta them me fjalë se sa shumë të dua”, shkruhet në mesazhet e Eraldos.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: