Kryeministri Edi Rama nuk është pritur aq mirë në Rrogozhinë, ku disa mbështetës të Partisë Demokratike e kanë akuzuar si “hajdut” të simbolit të tyre.

Duke parë se Rama i ka kthyer dy gishtat në simbol identifikues të PS-së për shkak se kjo forcë mban numrin dy në fletën e votimit, simpatizantët e PD-së i kanë thënë se iu ka vjedh simbolin dhe madje i thonë se do votojnë për numrin 6, që është i PD-së.

“O hajdut na ke vjedhur simbolin do ta hash…Vota vetëm për 6-ën…”, i thonë ata. Por Rama iu ka sqaruar se dy gishtat i përdor ndryshe nga ata të PD-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb