Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

Ai ka ndarë një pozi arbëreshe si një nga poezitë më të bukura dhe frymëzuese. Meta shkruan se teksti i saj këndohet çdo të dielë, si lutje, në meshën që mbahet në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.

“O mburonjë e Shqipërisë” është një nga poezitë më të bukura dhe frymëzuese arbëreshe, që kam lexuar. Më e veçantë ajo bëhet kur mëson se teksti i saj këndohet çdo të dielë, si lutje, në meshën që mbahet në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Duke e ndarë me ju këtë poezi, një hymn për mbrojtjen e Shqipërisë dhe ku aq bukur vargjet lartësojnë BESËN, këtë vlerë të shenjtë e të çmuar, tipar dallues të kombit tonë, u bashkohem sot lutjeve të arbëreshëve që Zoti t’i bekojë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ndodhen”- shkruan Meta.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: