TIRANË

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu i ka dalë në mbrojtje këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila, e cila u arrestua nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë.

Ai shkruan se Lila është sulmuar barbarisht nga gjysma e mediave shqiptare për bindjet politike dhe thekson se para se të jetë socialiste, ajo është një ikonë e muzikës shqiptare.

“Sot Elsa Lila është sulmuar barbarisht nga gjysma e mediave shqiptare, jo për atë çfarë akuzohet apo arrestohet, por për bindjet politike.
O njerëz, Elsa përpara se të jetë socialiste, është nënë, bashkëshorte, jetime por dhe ikonë e muzikës shqiptare.
Zëri dhe tingujt e saj do lënë gjurmë për Shqipërinë, më shumë se “loti që pikon” nga sytë tuaja për partinë”, shkruan Spahiu.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb