Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje live me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, deklaroi se zgjedhje nuk do të ketë më 30 qershor, për shkak se dekreti i Presidentit është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

“Zoti Rakipi, s’ka zgjedhje lokale se është botuar dekreti në Fletore Zyrtare. Le të bëjë zgjedhjet e partisë, se nuk i bëri më herët se kishte frikë se ia merrte Blushi partinë”,- tha Kryemadhi.

E pyetur nëse Shqipëria rrezikon një përplasje civile, zonja Kryemadhi tha se: “I vetmi që i intereson një gjë e tillë është Edi Rama.

E sa për batutat e kryeministrit Rama, që thotë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi sheh fall, kjo e fundit i bëri një parashikim kreut të qeverisë.

“Fundi i Edi Ramës do jetë tek filxhani i Monikës, aty do të jetë… Unë nuk shoh fall, por besoj në Zot, por ai ka punësuar fallxhoren e gjermanishtes që shef filxhan e ka këshilltaren e kabinetit të tij. Një gjë di t’i them: O të shpëtojë paratë, o kokën e tij”,- tha ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb