Ajo komentohet shumë për çiltërsinë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Është fjala për Beniada Nishanin, e cila është një nga banoret më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Videot e saj me shprehje apo gjeste të ndryshme janë bërë shumë virale në rrjetet sociale, sidomos kur thotë emrat e këngëtarëve shqiptarë.

Ndërkohë, “Parfumi” është një nga këngët, të cilat Beniada e këndon më shpesh me autor Sinan Hoxhën.

Mbrëmë këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në një nga klubet e Tiranës edhe ka bërë një përshëndetje të veçantë për Beniadën. Ai gjithashtu pas mbrëmjes ka dalë në një video duke e përshëndetur Beniadën dhe duke kënduar këngën e famshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @partofthesoul__

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb