Presidenti Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë një grup të rinjsh, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, para të cilëve ka premtuar rikthimin e shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane.

Një gjë e tillë sipas tij, arrihet me atë që e quajti referendumin e 25 prillit, dita e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

STATUSI I PLOTE

O SOT, O KURRË! O JU, O KUSH TJETËR!
Shumë i lumtur të prisja sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk e kanë braktisur Atdheun, duke vijuar të japin kontributet e tyre në fusha të ndryshme.
Ndamë shumë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave, që ju garantojnë mundësi punësimi dhe karriere, në bazë të meritokracisë, si vetmja mundësi për të frenuar edhe plagën e madhe sociale, shpopullimin.
Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë.
Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane.
Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: