TIRANE

Modelja bukuroshe Trejsi Sejdini kohët e fundit u komentua për një romancë me Don Xhonin. E gjitha nisi kur dyshja u fotografua duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por, ata deklaruan se ajo që i kishte bërë bashkë ishte vetëm puna.

Kështu “Miss Universe Albania 2018” u shfaq në klipin e tij të fundit të titulluar “Kokaina”, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një romancë të re.
Mirëpo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Trejsit i është kërkuar të publikojë një foto me reperin, të cilit i është drejtuar me “o zemër”.

Ndërkohë, modelja seksi etiketoi Xhonin dhe u përgjigj: “Si s’e kemi bërë një foto, o zemër”. Këtë foto e ka ripostuar në llogarinë e tij të Instagram-it edhe reperi, i cili ka shkruar: “Sepse unë i urrej fotot”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: