Një skandal në kuptimin e plotë të fjalës është ajo që ka ndodhur me Lorencon, 17- vjecari i cili ka çrregullime të spektrit autik.

E ftuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmetin, këtë të mërkurë ishte nëna e tij, Edlira e cila tregoi se në datën 8 janar i biri pësoi një aksident duke goditur kokën.

Pavarsisht thirrjeve të njëpasnjëshme tek Urgjenca Kombëtare ata refuzuan t’i vinin në ndihmë. Nëna tregon se përveç mungesës së humanizmit u ndje dhe e fyer nga operatorët të cilët ngritën pikpyetje për prindërimin e saj. Për të gjitha këto Edlira ka depzituar një kallzim penal.

Evis Ahmeti: Pse prekesh kur dëgjon historinë që ka ndërtuar emisioni?

Nëna: Pamjet e Lorencos më prekën. Ishte e premte, binte shi. Lorenco është shkëputur nga terapia dhe doli nga shtëpia donte të shkonte në dyqan. Kishte veshur shapka dhe u pengua dhe koka iu përplas në mur. Ishte vrarë. Reagoi keq dhe në shenjë ndëshkimi për murin që e vrau po qëllonte kokën sërish pas murit. Unë po e mbaja me duart e mia. Telefonova urgjencën. Telefonata u ndërpre se po mbaja djalin. I telefonova përsëri u thashë që kam fëmijën e acaruar se është autik dhe është lënduar. Ndoshta nuk u shpjegova mirë dhe bëra telefonatë përsëri. Ndërsa herën e trëtë më thanë “o zonjë merr policinë” dhe ma mbyllën. Më quajtën të paaftë për të mbajtur fëmijën tim. Më thanë po të ishe e aftë ai nuk vritej.

Mbas 1 minuti më telefonoi bashkëshorti për të më pyetur si je. Unë i tregova historinë. Ai merr nga ana e tij, ai mori urgjencën por edhe atij i thanë merrni policinë.

Bashkëshorti ua shpjegoi që kemi nevojë për mjek dhe se fëmija është vetëm 17-vjeç. Më pas bashkëshorti më njoftoi e më thotë ata nuk vijnë. Atëherë unë me kokën time i kam dhënë tim biri valium vetëm për ta qetësuar që ta harronte kush e lëndoi. Pas 15 minutash marrin bashkëshortin dhe i thanë po vijmë ku jeni si adresë. I thashë nuk dua tani i dhashë ndihmën vetë.

Evis Ahmeti: Si u gjend valiumi tek ju?

Nëna: Ishte nena per vizite. Dhe ishte mendimi i parë i imi për të qetësuar djalin. Kur u qetësua djali e çova tek spitali ushtarak. Aty i njoftova edhe për valiumin. U mbajt nën vëzhgim për 24 orë. Kam shumë qefmbetje me Skënder Bratajn. I thashë të nxjerrim fajtorët që nuk zbatuan protokollin. I thashë dikush t’i dalë përpara djalit ti kërkojë ndjesë me një lule a me një çokollatë. Ai u tregua i patakt më tha ti e bën këtë histori për para. U ndjeva e fyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb