Gazetarja e Al Jazeera, Youmna Al Sayed raportoi drejtpërdrejtë nga një çati në Gaza, kur një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë 14-katëshe përballë saj.

Disa momente para sulmit, gazetarja tha se disa raketa paralajmëruese sapo ishin lëshuar dhe se prishja e të gjithë kullës tani duhet të fillonte.

“Kjo ndërtesë ka 14 kate, është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të vjetra në Rripin e Gazës dhe kryesisht mbart zyra mediatike”, shtoi ajo.

Ndërsa Sayed u përpoq të thoshte fjalinë e saj të radhës, predhat goditën ndërtesën duke prodhuar një tingull të fortë.

Menjëherë pas zhurmës, kolegu i saj në studio e pyeti nëse kishte dëgjuar predha dhe ajo bërtiti, “Oh, Zot. Po, po, po, më duhet të zbres”, dhe ajo e iku.

Sulmi ishte pjesë e një përshkallëzimi të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, më e keqja që nga lufta e vitit 2014 në Gaza. Të enjten, trupat izraelite ishin vendosur në kufirin e Gazës, dhe militantët palestinezë sulmuan me raketa Izraelin.

Të paktën 83 njerëz janë vrarë në Gaza që nga përshkallëzimi i konfliktit të hënën. Në sulmet e fundit të raketave palestineze, një raketë goditi një ndërtesë afër Tel Aviv, duke plagosur pesë izraelitë. Deri më tani, shtatë njerëz janë vrarë në Izrael gjatë konfliktit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb